Ministri i Bujqësisë: Këtë vit një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€

03.04.2022

Ai së fundi u takua me Nexhmijen nga Çabra, e cila bashkë me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve. Ministri Faton Peci: “Nexhmija nga Çabra e Zubin Potokut, më njoftoi nga afër me veprimtarinë e saj. Ajo së bashku me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve. Kjo komunë veriore […]

Ministri i Bujqësisë: Këtë vit një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€ Foto: Ilustrim

Ai së fundi u takua me Nexhmijen nga Çabra, e cila bashkë me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve.

Ministri Faton Peci:

“Nexhmija nga Çabra e Zubin Potokut, më njoftoi nga afër me veprimtarinë e saj. Ajo së bashku me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve.

Kjo komunë veriore edhe falë relievit, klimës e vegjetacionit ofron kushte të mira për bletarinë.

Këtë vit, përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€.

E nëse zonja Nexhmije deri më tani ka përfituar rreth 2100€ subvencionim për bletë, këtë vit do të përfitojë 2800€!

Përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore përmes procesit të polenizimit andaj edhe përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë.

Nexhmija është shembulli i një gruaje punëtore sikurse bleta. Ajo përveç se me bletari merret edhe me shpeztari, ku përkujdeset për një numër të konsiderueshëm të pulave dhe qurave”.