Mërgimtarët po largohen nga Kosova, deri në një orë pritje në Merdare

17.08.2021

Për dallim nga pritjet në hyrje në pikat e kalimit kufitar të Kosovës që nuk janë të gjata, ato në dalje raportohen të gjata. Ndryshe nga disa ditë më parë, në dalje situata është më e lehtë, pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në 800 metra. […]

Mërgimtarët po largohen nga Kosova, deri në një orë pritje në Merdare Foto: Ilustrim

Për dallim nga pritjet në hyrje në pikat e kalimit kufitar të Kosovës që nuk janë të gjata, ato në dalje raportohen të gjata.

Ndryshe nga disa ditë më parë, në dalje situata është më e lehtë, pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në 800 metra.

Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, daljet shkojnë deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje deri në 10 minuta.

Te Dheu i Bardhë daljet janë deri në 60 minuta. Situatë më e rëndë raportohet të jetë në Merdare ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë e gjysmë.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë05050000
Stançiq05050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak05-1005-100000
Vërmicë05-1025-3020-30100-150
Hani i Elezit05-1005-100000
Jarinje05-1010-150000
Mutivodë05-1020-300060
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë03-0555-6000500
Merdarë05-1080-9000800