Mërgimtarët kthehen në vendet nga kanë ardhur – Kolona në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë, pritje deri në gjysmë ore
- 04.01.2023

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 12:16) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 20-30 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona.
Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 20-30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra.
