Mërgimtarët drejt Kosovës: Për dy javë vijnë mbi 500 aeroplanë me 86 mijë udhëtarë

15.07.2021

Diaspora ka marrur rrugën për të ardhur në vendlindjen e tyre, në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore me të afërmit e tyre. Një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë po i shfrytëzojnë rrugët tokësore për të ardhur në Kosovë, por edhe gjatë këtyre ditëve kanë ateruar në aeroportin e Prishtinës një numër i konsiderueshëm […]

Foto: Ilustrim

Diaspora ka marrur rrugën për të ardhur në vendlindjen e tyre, në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore me të afërmit e tyre.

Një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë po i shfrytëzojnë rrugët tokësore për të ardhur në Kosovë, por edhe gjatë këtyre ditëve kanë ateruar në aeroportin e Prishtinës një numër i konsiderueshëm i aeroplanëve me mërgimtarë.

Vetëm brenda dy javëve janë realizuar rreth 525 fluturime me 86 mijë e 86 udhëtarë në ardhje.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Nga 1-14 korrik kemi shërbyer 525 fluturime me 86,086 udhëtarë në ardhje dhe 37,062 në shkuarje”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për “Reporteri.net”.

Ndërsa sa i përket ardhjes së diasporës me automjete, në pikën kufitare Merdare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30 deri në 50 minuta. Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 20 deri në 25 minuta.

Kujtojmë se në vitin e kaluar pandemik shumë mërgimtarë hezituan të vijnë në Kosovë për shkak të situatës me COVID-19.