“Me ligjin e ri të pagave, mësuesit e mjekët nuk do t’i marrin shtesat që i kanë marrë deri tani”

12.01.2023

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se Ligji për Pagat për herë të parë përjashton shtesat për zyrtarët publik. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me ligjin për paga, zyrtarët publik, si mësuesit, administrata, mjekët nuk do të marrin më shtesat që i kanë marrë deri në hyrjen […]

“Me ligjin e ri të pagave, mësuesit e mjekët nuk do t’i marrin shtesat që i kanë marrë deri tani” Foto: SuharekaOnline

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se Ligji për Pagat për herë të parë përjashton shtesat për zyrtarët publik.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me ligjin për paga, zyrtarët publik, si mësuesit, administrata, mjekët nuk do të marrin më shtesat që i kanë marrë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

“Me ligjin per paga zyrtaret publik, si mesuesit, administrata, mjeket nuk do marrin me shtesat qe i kane marr deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligji.” ka shkruar MIftaraj.

Postimi i plotë:

Ligji për Pagat për herë të parë përjashton shtesat për zyrtarët publik. Me ligjin per paga zyrtaret publik, si mesuesit, administrata, mjeket nuk do marrin me shtesat qe i kane marr deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligji.

Paga do jete fikse sipas koeficientit per secilen pozite.

Me ligjin per paga secili qe ka pervoje pune me pak se 15 vite do marr 0.25% kompenzim per vitet e pervojes se punes dhe 0.5 per ata qe kane mbi 15 vite pervoje pune.