Me flamuj kuq e zi dhe simbole të UÇK-së, nisja nga Kosova drejt Tiranës për protestë

17.10.2025

Sot, sheshi “Skënderbej” në Tiranë pritet të mbushet me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët do të bashkohen në një protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Me flamuj kuq e zi dhe simbole të UÇK-së, nisja nga Kosova drejt Tiranës për protestë Foto: Ilustrim

Pamjet nga terreni tregojnë vetura nga Kosova të stolisura me flamuj kombëtarë kuq e zi dhe me mbishkrimin “UÇK” duke lëvizur në drejtim të Shqipërisë. Në këtë protestë, që është paralajmëruar si një zë i fuqishëm mbarëkombëtar, do të jehojnë thirrjet: “Drejtësi për çlirimtarët”.

Përkrahja për këtë tubim ka qenë e gjerë. Nga Kosova janë nisur rreth 60 autobusë me qytetarë, ndërsa politikanë nga të dyja anët e kufirit kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën. Në një akt simbolik solidarizimi, autoritetet shqiptare kanë vendosur që sot, më 17 tetor, qarkullimi në “Rrugën e Kombit” të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë.

Ndërkohë, një tjetër formë mbështetjeje është shfaqur edhe përtej kufirit. Të mërkurën, rreth 150 motoristë nga vende të ndryshme të Kosovës, të veshur me bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”, janë nisur drejt Hagës. Pas ndalesës atje, ata do të vazhdojnë marshin drejt Brukselit.

Kjo protestë në Tiranë vjen pas tubimeve të ngjashme të mbajtura më parë në Prishtinë dhe në vetë Hagën, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të kërkuar drejtësi për figurat udhëheqëse të UÇK-së.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More