Më 4 dhe 14 qershor mbahet Testi i Arritshmërisë
Në këtë vit shkollor testi i Arritshmërisë ka pësuar ndryshime për sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes se tij. Rreth 24 mijë semimaturantë do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë me 4 dhe 14 qershor. Se këtë vit do të ketë ndryshime, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën zëdhënësja e […]
Në këtë vit shkollor testi i Arritshmërisë ka pësuar ndryshime për sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes se tij. Rreth 24 mijë semimaturantë do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë me 4 dhe 14 qershor. Se këtë vit do të ketë ndryshime, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Iliriana Pylla. Ajo tha se qëllimi i këtij ndryshimi është që vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, të bëhet në të gjitha lëndët relevante.
“Testi i Arritshmërise për klasat e nënta këtë vit do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë, me 4 qershor, do të organizohet testi në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë, me 14 qershor, në lëndët shkencore. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mundë të fokusohemi me shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve në të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë në një numër të vogël pyetjesh”, tha ajo.
E njohës të arsimit, ndryshimet që janë bërë për sa i përket organizimit të testit të Arritshmerisë në dy ditë, po e vlerësojnë si të mirëseardhur. Mustafë Kadriu, i cili ka qenë i përfshirë në vlerësimet e jashtme që janë bërë për nxënësit e Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se problem vazhdon të mbetet keqadministrimi i procesit të testimit.
“Mirë është që ka ndryshime dhe gjithmonë duhet të ndryshohet. Por qëllimi i ndryshimit duhet të jetë vlerësimi sa më objektiv i njohurive të nxënësve. Ndryshimet duhet të ndodhin në organizimin e testit ku administrimi është pika me e dobët e këtij procesi”, tha ai.
Më 4 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 14 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Rezultatet e testit të Arritshmërisë do të shpallen me datë 21 qershor.
Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve. Njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultat do t’u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.