Më 25 shtator protesta në gjithë Kosovën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka njoftuar se do të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, protestat do të mbahen të premten, më 25 shtator 2026, duke filluar nga ora 17:00. Përjashtim bën dega e Prishtinës, e cila do t’i bashkohet protestës në orën 21:00.
OVL UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave, të cilat, sipas organizatës, synojnë të shprehin mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe vlerat e luftës çlirimtare.
Në njoftim thuhet se OVL UÇK do të mbështesë protestat për këtë qëllim përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues.
Gjithashtu, organizata u ka bërë thirrje spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të bashkohen në hartimin e një strategjie kombëtare për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së deri në vendimin e Apelit.
