Mblidhet Qeveria e Kosovës, sonte pritet lehtësimi i masave anti-COVID

28.05.2021

Ditë më parë kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ku kanë diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe lirimit të masave antiCOVID. Pas këtij takimi Ministria e Shëndetësisë ka rënë dakord për largimin e orës policore dhe zgjatjen e orarit të gastronomisë. Ndërsa, sot kryeministri i vendit, Albin […]

Mblidhet Qeveria e Kosovës, sonte pritet lehtësimi i masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Ditë më parë kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ku kanë diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe lirimit të masave antiCOVID.

Pas këtij takimi Ministria e Shëndetësisë ka rënë dakord për largimin e orës policore dhe zgjatjen e orarit të gastronomisë.

Ndërsa, sot kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e radhës së qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, pritet lehtësimi i masave kundër COVID-19, ashtu siç është arritur pajtueshmëria me kryetarët e komunave gjatë kësaj jave.

Ndër masat kryesore që pritet të ndërmerren, është heqja e orës policore, shtyrja e orarit të punës së gastronomisë deri në orën 23:00, lejimi i dasmave dhe ahengjeve si dhe masa tjera.

Mbledhja e qeverisë mbahet në orën 18:00.

Deri te lehtësimi i masave ka ardhur pasi që javëve të fundit ka rënie të dukshme të rasteve të infektimit me COVID-19.

Ndryshe gjatë takimit mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar hapje totale.

Muharremaj ka kërkuar që të bëhet hapje totale, të lejohen mbrëmjet e maturës, ekskurzionet dhe dasmat.