Mbi 70 mijë nxënës në shkollat e mesme të Kosovës, gjimnazet më të preferuara nga vajzat

12.06.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) publikuan “Statistikat e Arsimit, 2020/2021”. Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe […]

Mbi 70 mijë nxënës në shkollat e mesme të Kosovës, gjimnazet më të preferuara nga vajzat Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) publikuan “Statistikat e Arsimit, 2020/2021”.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 74.387, prej tyre në sektorin publik ishin 70 742, ose 95.1%, ndërsa në sektorin privat ishin 3 645 nxënës, ose 4.9%.

Nga 37 mijë e 858 nxënës që janë të regjistruar në shkolla profesionale, 21 mijë e 971 apo 58 për qind janë djem, ndërkaq 42 për qind janë vajza.

Sipas statistikave të ASK-së bëhet e ditur se shkollimin në gjimnaze më shumë e preferojnë vajzat.

Sipas të dhënave të bëhet e ditur e nga numri i përgjithshëm i nxënësve në gjimnaze 57.4 % janë femra, ndërsa në shkollat profesionale femra janë 42.0 %.

Në tabelën më poshtë është paraqitur përfshirja e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë, ku 97.0 % janë
shqiptarë, ndërsa 3.0 % i përkasin grupeve tjera etnike./SuharekaOnline/