Mbi 280 raste të korrupsionit presin verdiktin final

06.12.2021

Në këtë periudhë kohore janë zgjidhur 57 raste të veprave penale të natyrës korruptive. Ndërsa, për veprat penale i takojnë krimit të organizuar dhe shpërlarjen e parave, rezultatet janë më të vogla. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në raportin “Monitorimi i Sistemit Gjyqësore dhe […]

Mbi 280 raste të korrupsionit presin verdiktin final Foto: Ilustrim

Në këtë periudhë kohore janë zgjidhur 57 raste të veprave penale të natyrës korruptive.

Ndërsa, për veprat penale i takojnë krimit të organizuar dhe shpërlarjen e parave, rezultatet janë më të vogla.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në raportin “Monitorimi i Sistemit Gjyqësore dhe Prokurorial në Kosovës në periudhën Prill-Shtator 2021”.

E përkundër zgjidhjes së këtyre lëndëve, sipas GLPS-së vazhdon të jetë shqetësues numri i madh i rasteve të korrupsionit që presin verdiktin final .

“Me gjithsej 57 raste të zgjidhura, ndërkaq që rezultatet janë dukshëm më të vogla kur flasim për krimin e organizuar dhe shpëlarjen e parave…..Një tjetër çështje e cila duhet mirëpritur nga ana e gjykatave në nivel vendi është edhe detyrimi për kompensimin e dëmit palëve të dëmtuara në procedurë penale, shumë kjo e cila për këtë periudhë të raportimit arrin rreth 55 mijë euro.

Ndërkaq, që edhe më tutje si shqetësuese mbetet numri i madh i rasteve të korrupsionit që presin verdikt final në gjykatat themelore në nivel vendi, numër ky i cili shkon në 283 raste” tha Donjeta Pllana nga GLPS.