Mbi 200 mijë letënjoftime u lëshuan për një vit, 41 mijë kosovarë e morën për herë të parë

02.01.2024

Që nga tetori i vitit 2008, organi që lëshon letërnjoftimin është Ministria e Brendshme e Kosovës. Qytetarët që mbushin moshën 16 vjeç janë të detyruar të paisen me letërnjoftim dhe ta mbajnë atë me vete. Meqenëse ku dokument është obligues edhe këtë vit numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar me pajisen me letërnjoftim. Ministria […]

Mbi 200 mijë letënjoftime u lëshuan për një vit, 41 mijë kosovarë e morën për herë të parë Foto: Ilustrim

Që nga tetori i vitit 2008, organi që lëshon letërnjoftimin është Ministria e Brendshme e Kosovës. Qytetarët që mbushin moshën 16 vjeç janë të detyruar të paisen me letërnjoftim dhe ta mbajnë atë me vete.

Meqenëse ku dokument është obligues edhe këtë vit numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar me pajisen me letërnjoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për lajmi.net ka bërë të ditur se janë mbi 200 mijë qytetarë që kanë marrë letërnjoftimet për vitin 2023.

“Mund të ju konfirmojmë se qytetarë që janë pajisur me letërnjoftime për vitin 2023 janë gjithsej 209755”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkaq medium është interesuar edhe për numrin e personave të cilët kanë marrë letërnjoftimin për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Nga kjo kategori janë 41 mijë e 798 persona që morën dokumentin identifikues këtë vit.

“Qytetarët të cilët janë pajisur për herë të parë me letërnjoftim janë gjithsej 41798”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Letërnjoftimi ose ndryshe e njohur edhe si “Karta e Identitetit” është dokument zyrtar që lëshon një shtet për të identifikuar qytetarët e tij. Me këtë dokument provohet identiteti, datëlindja, vendlindja, shtetësia dhe vendbanimi i personave. Normalisht autoriteti i përcaktuar me ligj për lëshimin e tij është Zyra e Gjendjes Civile që ndodhet nën varësi të Ministrisë së Brendshme.