MASHTI: Viti shkollor përfundon më 10 dhe 24 qershor

31.05.2022

Për nxënësit e klasave 1 deri 8 si dhe fëmijët parafillor do të përundojnë vitin shkollor më 24 qershor 2022. Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Iliriana Pylla ka theksuar se sipas vendimit për kompensimin e ditëve të humbura shkaku i virusit COVID-19, për nxënësit e klasave të 12-të, viti shkollor […]

MASHTI: Viti shkollor përfundon më 10 dhe 24 qershor Foto: Ilustrim

Për nxënësit e klasave 1 deri 8 si dhe fëmijët parafillor do të përundojnë vitin shkollor më 24 qershor 2022.

Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Iliriana Pylla ka theksuar se sipas vendimit për kompensimin e ditëve të humbura shkaku i virusit COVID-19, për nxënësit e klasave të 12-të, viti shkollor ka përfunduar më 20 maj 2022.

Po ashtu, Pylla për Telegrafin ka thënë se për nxënësit e klasave, 9, 10 dhe 11 viti shkollor 2021/2022 do të përfundojë më 10 qershor 2022.

“Sipas vendimit për kompensimin e ditëve të mësimit të humbura për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, për nxënësit e klasës së 12 ose maturantët viti shkollor 2021/2022 ka përfunduar më 20.05.2022, për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11 viti shkollor do të përfundojë më 10.06.2022, ndërsa për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor viti shkollor do të përfundojë më 24.06.2022”, ka thënë ajo.

Ndryshe, as ky vit shkollor nuk kishte filluar më 1 shtator, pasi që për shkak të situatës tejet të rënduar me pandeminë COVID-19, ishte shtyrë për datën 13 shtator, e pastaj ishte vendosur që të shtyhet sërish për 27 shtator.