MASHTI njofton se kur do të nis pushimi dimëror në shkolla

12.12.2021

Madje ai tha se gjatë pandemisë një numër i nxënësve nuk kanë qenë të kyçur në procesin mësimor. Sipas tij, është vendosur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha orëve të humbura dhe pushimi dimëror të fillojë më vonë. Jasharaj theksoi se nëse nxënësit rrezikohen të preken nga Covidi, atëherë duhet të vazhdohet me mësimin […]

MASHTI njofton se kur do të nis pushimi dimëror në shkolla Foto: Ilustrim

Madje ai tha se gjatë pandemisë një numër i nxënësve nuk kanë qenë të kyçur në procesin mësimor.

Sipas tij, është vendosur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha orëve të humbura dhe pushimi dimëror të fillojë më vonë. Jasharaj theksoi se nëse nxënësit rrezikohen të preken nga Covidi, atëherë duhet të vazhdohet me mësimin online, i cili do të jetë mjaft i vështirë sepse mungojnë pajisjet.

Pushimi dimëror do të fillojë më vonë dhe është planifikuar zëvendësimi të të gjitha ditëve të humbura.

Sipas zëdhënëses së MASHTI, Iliriana Pylla procesi mësimor do të përfundoj më 30 dhjetor, dhe pushimi do të nis nga data 31 dhjetor.

“Sipas vendimit të fundit të MASHTI, procesi mësimor do të përfundoj më 30 dhjetor, dhe pushimi dimëror do të zgjasë deri më 10 janar në rast se nuk ndryshon ky vendim gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Pylla për Telegrafin.

Kujtojmë se viti shkollor kishte nisur me një muaj vonesë shkaku i situatës me pandeminë COVID-19.

MASHTI në konsultim me gjithë akterët e tjerë të arsimit kishin marrë vendim për kompensimin e ditëve të humbura për vitin shkollor 2021-2022. Kompensimi i ditëve të humbura është vendosur të mbahet të shtunave, dhe ka nisur që nga data 9 tetor 2021, kur edhe do të përfundoj më 24 qershor 2022.