Lucks: Ne vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE

16.03.2024

Një tjetër deputet i Bundestagut gjerman i ka reaguar emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili sot paralajmëroi plotësimin e dy kushteve tjera nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lucks: Ne vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE Foto: Ilustrim

Max Lucks, i cili njëherësh është edhe deputet në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka thënë se KiE është institucion i pavarur.

“Këshilli i Evropës është i fortë sepse është i pavarur. Ne do të vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Themeli ynë është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimet mizore siç është dënimi me vdekje e që praktikohet në SHBA”, ka shkruar Lucks në platformën X. Më herët ndaj Escobar kanë reaguar edhe dy deputetët e tjerë të Bundestagut, Frank Schwabe dhe Knut Abraham.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More