Loja me ligjin për “Rimëkëmbje Ekonomike” në funksion të planeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës

Për të gjashtën herë me radhë, të enjten ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Koalicioni qeveritar pro këtij projektligji ka arritur të marr vetëm votat e 58 deputetëve.

Profesori i filozofisë dhe ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, thotë se loja e vazhdueshme parlamentare me rrëzimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, është duke u bërë thjesht dhe vetëm në funksion të planeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës.

Latifi shkruan se LDK u thotë njerëzve: Ne po duam t’u ndihmojmë, por si kemi votat, prandaj na duhet PDK në qeveri! PDK, nga ana tjetër, e luan pjesën e saj: Ne po hyjmë në qeveri që vendimmarrja institucionale të zhbllokohet!

Dhe në fund të lojës sipas profesorit të filozofisë, Blerim Latifi, palët i përmbushin interesat e tyre dhe e gjitha paketohet në emër të interesave të qytetarëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.