Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, PDK thërret seancë të jashtëzakonshme për të premten

02.12.2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë një kërkesë që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme të premten, në Kuvendin e Kosovës për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali vetë Hamza, i cili tha se pas kalimit të amendamenteve dhe raportit me […]

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, PDK thërret seancë të jashtëzakonshme për të premten Foto: Kuvendi i Kosovës - Bujar Tërstena (RFE/RL)

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë një kërkesë që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme të premten, në Kuvendin e Kosovës për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali vetë Hamza, i cili tha se pas kalimit të amendamenteve dhe raportit me rekomandim të komisionit për buxhet dhe financa, kjo do të kalojë edhe me komisione të tjera funksionale sipas procedurave.

“Ne bashkë me deputetë të grupeve të tjera parlamentare, do të thotë plani origjinal është që ta ftojmë një seancë të jashtëzakonshme të premten. Varet a do të mbahet, por ne e kemi bërë kërkesën për ditën e premte”, tha ai.

Ndryshe, këto janë kushtet që PDK i ka paraqitur sot në komisionin për Buxhet dhe Transfere:

Pako prej 200 milionë eurove për mbështetje të bizneseve;

Mbështetje për 3 muaj nga 300 euro për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës;

Heqja e TVSh-së për lëndën e parë, për eksportimin e lëndës së parë;

Rimbursimi i mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional, për ata që i kanë deri në 10,000 euro kursime.

Ndërkaq, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.