Liria e shtypit – Kosova nga vendi i 61 këtë vit kalon në vendin e 56-të

03.05.2023

Organizata Reporterët Pa Kufij ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast ka paraqitur shqetësimin për gjendjen e lirisë së mediave, ndërkaq Kosova zë vendin e 56-të sivjet për dallimin nga viti i kaluar që ishte në të 61-të. Organizata në përgjithësi në shqetësimin e saj për keqësimin e situatës me lirinë […]

Liria e shtypit – Kosova nga vendi i 61 këtë vit kalon në vendin e 56-të Foto: Ilustrim

Organizata Reporterët Pa Kufij ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast ka paraqitur shqetësimin për gjendjen e lirisë së mediave, ndërkaq Kosova zë vendin e 56-të sivjet për dallimin nga viti i kaluar që ishte në të 61-të.

Organizata në përgjithësi në shqetësimin e saj për keqësimin e situatës me lirinë e mediave përmend  luftën e Rusisë në Ukrainë, persekutimin e gazetarëve, pastaj propagandën e lajmet e rreme.

Në Ditën botërore të Lirisë së Shtypit, organizata “Reporterët pa Kufij” theksojnë në pjesën për Kosovën se derisa tregu mediatik i Kosovës është i larmishëm, zhvillimi i tij është i kufizuar.

Derisa Kosova radhitet e 56-ta, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të, Mali i Zi në të 39, ndërkaq Serbia në të 91-të, Bosnje dhe Hercegovina në të 64.

Po ashtu thuhet se “pavarësia e medias kërcënohet nga rregullimi i dobët dhe varësia nga shpërndarja partiake e fondeve publike”.

Reporterët pa Kufij i kanë bërë thirrje Policisë dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë që t’u ofrojnë gazetarëve mbrojtje më të mirë në veri të vendit, ku gazetarët janë gjithnjë e më shumë në shënjestër.

RSF-ja dhe organizatat e tjera paralajmërojnë se retorika toksike dhe fushatat shpifëse kundër mediave, financimi i pamjaftueshëm i transmetuesit publik dhe mungesa e transparencës rrezikojnë të minojnë progresin e arritur në lirinë e mediave në vend.

Më tej thuhet se organizatat për lirinë e medias bëjnë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të fushatës denigruese kundër gazetarëve.