Lehtësohet aplikimi për statusin e personave me aftësi të kufizuara dhe dëmtim të shikimit përmes eKosova

para 41 dite

Pas prezantimit të aplikimit elektronik për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, Ministria përkatëse ka lansuar tashmë edhe aplikimin elektronik që mundëson njohjen e statusit dhe rivlerësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe personave me dëmtim të shikimit.

Lehtësohet aplikimi për statusin e personave me aftësi të kufizuara dhe dëmtim të shikimit përmes eKosova

Ky hap është bërë i mundur pas miratimit të akteve nënligjore përkatëse, të cilat lehtësojnë ndjeshëm procesin e aplikimit dhe eliminojnë procedurat burokratike të mëparshme.

Tashmë, përmes platformës eKosova, qytetarët mund të plotësojnë kërkesën për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara apo kërkesën për njohjen e statusit të personave me dëmtim të shikimit në mënyrë më të thjeshtë dhe të shpejtë. Formularët e aplikimit janë të njëjtë si për aplikimet e para, ashtu edhe për procesin e rivlerësimit.

Për të aplikuar, qytetarët duhet të vizitojnë platformën eKosova në adresën https://ekosova.rks-gov.net/567. Aty, fillimisht duhet të klikojnë butonin “Shërbimet,” më pas të zgjedhin kategorinë “Familja” ku do të gjejnë formularët përkatës të aplikimit.

Ky zhvillim pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e personave me aftësi të kufizuara dhe atyre me dëmtim të shikimit, duke iu kursyer kohë dhe duke thjeshtuar procesin e marrjes së statusit të tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit