​LDK: Qeveria të ndal presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofroj zgjidhje

26.08.2022

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimet lidhur me qasjen e Qeverisë karashi grevistëve të cilët nga dita e djeshme kanë filluar grevat. Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku ka theksuar se kërkesa për listën e punonjësve publik që janë duke marrë pjesë në […]

​LDK: Qeveria të ndal presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofroj zgjidhje Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimet lidhur me qasjen e Qeverisë karashi grevistëve të cilët nga dita e djeshme kanë filluar grevat.

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku ka theksuar se kërkesa për listën e punonjësve publik që janë duke marrë pjesë në greva fyen integriteti ne këtyre punëtorëve, kërkesë kjo e cila dje kishte ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta ndaj Qeverisë.

Po ashtu, Lushaku ka shtuar se në këtë kohë krize në vend se qeveria të dialogojë, përkundrazi kjo e fundit ka zgjedhur kërcënimin dhe dënimin për mësimdhënësit e punëtorët e sektorit publik.

Gjithashtu, përmes konferencës për media kryetarja e Forumit të Gruas në LDK ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndalë presioin karshi mësimdhënësve dhe të ofrojë zgjidhje dhe dialog lidhur me kërkesat e tyre.

E njëjta ka ngritur shqetësimin edhe për mospërgatitjen e shkollave për ngrohje.