LDK: Partneriteti energjetik me SHBA-në është interes shtetëror

04.06.2026

Kandidatja për presidente dhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë reaguar pas qëndrimit të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me projektet energjetike në rajon, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë për sigurinë dhe të ardhmen strategjike të Kosovës.

LDK: Partneriteti energjetik me SHBA-në është interes shtetëror Foto: Ilustrim

Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan se çështja e gazit amerikan nuk është vetëm ekonomike, por pjesë e arkitekturës së sigurisë që SHBA-ja po ndërton në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.Sipas tyre, Kosova gjatë viteve të fundit është larguar nga ky projekt strategjik, ndërsa ka shpenzuar mbi 1 miliard euro për import të energjisë elektrike.

Ata vlerësojnë se vendi rrezikon të mbetet jashtë korridoreve strategjike të gazit amerikan dhe jashtë arkitekturës së re energjetike e të sigurisë në rajon.

“Realiteti është i thjeshtë: nëse nuk zgjedhim SHBA-të, kemi zgjedhur armiqtë tanë”, thuhet në deklaratë, ku paralajmërohet se alternativa ndaj integrimit në projektet energjetike amerikane mund të çojë në rritjen e varësisë nga ndikime të tjera gjeopolitike, përfshirë ato ruse.

LDK ka përsëritur zotimin se, nëse merr drejtimin e institucioneve, do të punojë për partneritet afatgjatë energjetik me SHBA-në, integrimin në projektet rajonale të gazit dhe diversifikimin e burimeve energjetike.

“Energjia është siguri, sovranitet dhe aleancë. Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj aleance, jo jashtë saj”, thuhet në fund të deklaratës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More