LDK-ja zyrtarizon kandidatët nga Suhareka për zgjedhjet e 7 qershorit
08.05.2026
Degа e Lidhja Demokratike e Kosovës në Suharekë ka prezantuar zyrtarisht kandidatët që do ta përfaqësojnë këtë degë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Sipas njoftimit të bërë nga dega lokale e LDK-së, kandidatët për deputetë nga Suhareka janë: Nexhat Ramadani, Selman Kolgeci dhe Blerim Kuqi.
Këta do të jenë kandidatët e vetëm të LDK-së nga Suhareka në garën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
