LDK hyn në zgjedhje me Abdixhikun për kryeministër dhe Osmanin për presidente
09.05.2026
Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Gjatë fjalimit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku bëri të ditur se ka propozuar një garë të përbashkët me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, si kandidate për presidente të Republikës dhe bartëse të listës zgjedhore të LDK-së.
“Në këtë propozim timin, kam propozuar garim të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës”, deklaroi Abdixhiku para anëtarëve të partisë.
Ai shtoi se propozimi është mbështetur dhe votuar unanimisht nga Kryesia e LDK-së.
