LAJMI I FUNDIT:Hysni Mehani pretendon se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe persona të tjerë

14.05.2026

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në Skënderaj, ku i përfshirë dyshohet të ketë qenë kryetari i LVV-së në Skënderaj dhe kandidati për deputet, Hysni Mehani.

Sipas pretendimeve të publikuara në rrjete sociale nga Bahri Zabeli, Mehani dyshohet se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku dhe disa persona të tjerë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një kafeteri në qendër të Skënderajt.Pas incidentit, Mehani thuhet se ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota apo motivet që çuan deri te përplasja.

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Mehani ka deklaruar:

“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje.

”Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vazhdim.