Lajçak dhe Peach takohen në Mynih, diskutojnë për Ballkanin dhe marrëdhëniet bilaterale

18.02.2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Lajçak dhe Peach takohen në Mynih, diskutojnë për Ballkanin dhe marrëdhëniet bilaterale Foto: Ilustrim

Lajçak në një postim në “X” ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.

“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.

Me Lord Stuart Peach ditë më parë ishte takuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas komunikatës nga zyra e Kryeministrit, thuhej se në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit”, thuhej në komunikatë.

Ndryshe, në kuadër të kësaj Konferencës së Sigurisë në Munih, edhe Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit, njofton zyra e kryeministrit.

Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.