Glauk Konjufca: Vizita e parë si ministër në Mynih, mesazh i qartë për forcimin e Kosovës në Aleancën Perëndimore

15.02.2026

Kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka ndarë në Facebook shkrimin për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Kosovës në këtë detyrë, e cila u zhvillua në Mynih, në kuadër të Konferenca e Sigurisë së Mynihut.

Glauk Konjufca: Vizita e parë si ministër në Mynih, mesazh i qartë për forcimin e Kosovës në Aleancën Perëndimore Foto: Ilustrim

Konjufca thekson se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum të rëndësishëm botëror të sigurisë, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim pikëpamjesh mbi nevojën për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me aleatët strategjikë.

Në një kohë të riformësimit gjeopolitik global, Konjufca nënvizon se forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore kontribuon drejtpërdrejt në fuqizimin e aleancës veri-atlantike, duke e bërë atë më të përgatitur për përballjen me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë në këtë shekull.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More