Kurti uron Milanoviçin për rizgjedhje: “Presim bashkëpunim më të thellë”
para 30 dite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kolegun e tij kroat, Zoran Milanoviç, për rizgjedhjen në postin e Presidentit të Kroacisë.
Në një postim në platformën X, Kurti ka shprehur kënaqësi për këtë rezultat dhe ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Kroacisë.
“Urime Zoran Milanoviç për rizgjedhjen tuaj në Presidencën e Kroacisë. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të fortë,” ka shkruar Kurti në llogarinë e tij zyrtare.
Ky reagim i menjëhershëm i kryeministrit Kurti vjen si një konfirmim i dëshirës së Kosovës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Kroacinë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.