Mbyllja e dy depove, Kurti: Nuk e lejojmë zhvatjen, do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë
Ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur çmimet e derivateve, po ashtu edhe çmimet e produkteve ushqimore, e sidomos vaji ushqimor. Një gjë e tillë kishte rritur pakënaqësitë e qytetarëve dhe se prokuroria me policinë morën aksion kundër kësaj rritje të pabazë. Inspektorati i Tregut i ka mbyllur dy depo të operatorëve ekonomikë, pas […]
Ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur çmimet e derivateve, po ashtu edhe çmimet e produkteve ushqimore, e sidomos vaji ushqimor. Një gjë e tillë kishte rritur pakënaqësitë e qytetarëve dhe se prokuroria me policinë morën aksion kundër kësaj rritje të pabazë.
Inspektorati i Tregut i ka mbyllur dy depo të operatorëve ekonomikë, pas rritjes drastike të çmimeve të produkteve bazë të ushqimit. Gjatë aksionit të sotëm janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Kurti ka theksuar se çmimi 3.49 euro për një litër vaj ishte rritje artificiale. Ai tha se do të vazhdohet mbikëqyrja e tregut.
“Mbyllen dy depo. Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, tha ai në një status në Facebook.