Kurti përkujton 27-vjetorin e masakrave: Drejtësia për viktimat mbetet obligim historik

26.03.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrave në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Padalishtë, Landovicë dhe Gjakovë, duke nderuar viktimat civile të vrara më 26 mars 1999.

Ai theksoi se këto krime përbëjnë dëshmi të gjenocidit të kryer nga forcat serbe në Kosovë dhe kërkoi që drejtësia të vihet në vend si obligim moral dhe juridik.

Kurti përmendi shifrat tragjike të viktimave, përfshirë 243 civilë në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të Vogël, si dhe familje të tëra të vrara në Suharekë dhe zona të tjera.

Ai theksoi përgjegjësinë e institucioneve për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar llogari, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje për angazhim drejt një të ardhmeje me paqe dhe zhvillim për brezat e rinj.