Kurti: Për ta rifituar imunitetin e plotë vaksinohuni edhe me dozën e tretë përforcuese

12.02.2022

Kurti po ashtu falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për donacionin prej 1 milion vaksinash në vendin tonë. Kryeministri bëri thirrje për vaksinim duke thënë se “për ta rifituar imunitetin e plotë duhet të merrni edhe dozën e tretë përforcuese, posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”. Postimi i plotë: Sot […]

Kurti: Për ta rifituar imunitetin e plotë vaksinohuni edhe me dozën e tretë përforcuese Foto: Ilustrim

Kurti po ashtu falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për donacionin prej 1 milion vaksinash në vendin tonë.

Kryeministri bëri thirrje për vaksinim duke thënë se “për ta rifituar imunitetin e plotë duhet të merrni edhe dozën e tretë përforcuese, posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”.

Postimi i plotë:

Sot kemi shënuar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Republikën e Kosovës, ndërsa gati 900,000 qytetarë janë vaksinuar me të paktën një dozë. Këto arritje kanë ardhur si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Republikës për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth tyre, si dhe i punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë, për të cilën jemi të gjithë falënderues.

Mirëpo, përderisa pandemia ende nuk ka marrë fund, edhe fushata jonë e vaksinimit duhet ende të vazhdojë. Për këtë arsye, kemi pranuar dje një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 515,970 dozave shtesë; në total arrihen mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA. Ky donacion do ta ndihmojë Kosovën që të zgjerojë sa më shumë imunitetin mes popullatës sonë. U jemi përjetësisht mirënjohës ShBA-së dhe aleatëve të tjerë që kanë kontribuar në betejën tonë kundër COVID-19.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin dy dozat e para sa më shpejt. Mbrojtja kundër infektimit, spitalizimit dhe humbjes së jetës bie dukshëm duke filluar disa muaj pas imunizimit me dy dozat e para. Andaj, për ta rifituar imunitetin e plotë duhet të merrni edhe dozën e tretë përforcuese, posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Me kujdes të shtuar, bashkë do t’ia dalim.