Kurti në Bondsteel për ceremoninë e pranimit të komandës së re amerikane në Ballkan
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të hënën në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila u mbajt në Kampin Bondsteel në Ferizaj.
Foto: Ilustrim
Gjatë ceremonisë, Komanda e Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan iu dorëzua Kolonelit Kurt A. Rorvik. Ky grup vepron në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, duke ofruar mbështetje teknike, ekspertizë dhe asistencë për Komandën Rajonale – Lindje të KFOR-it në Kosovë.
Në këtë ngjarje u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe misionit të KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Roli i SHBA-së dhe i KFOR-it është vlerësuar si i rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e stabilitetit afatgjatë në vend.
