Kurti: Kërkesë e ulët e komunave për Banim të Përballueshëm, vetëm 13 aplikime nga 38

para 24 dite

Përkundër ofertës së gjerë të Qeverisë dhe nevojave të dukshme për banim të përballueshëm dhe social në vend, vetëm 13 nga 38 komunat e Kosovës kanë aplikuar për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social.

Kurti: Kërkesë e ulët e komunave për Banim të Përballueshëm, vetëm 13 aplikime nga 38

Kjo kërkesë e ulët, pothuajse trefish më e vogël se oferta, ngre shqetësime mbi shfrytëzimin e mundësive për të ndihmuar çiftet e reja dhe prindërit vetushqyes.

Kjo u theksua sot gjatë vendosjes së gurthemelit në Podujevë për dy ndërtesa me 133 njësi banesore. Nga këto, 106 do të jenë për banim të përballueshëm dhe 27 për banim social. Projekti në Podujevë shtrihet në një sipërfaqe ndërtimi prej mbi 20 mijë metra katrorësh, me një vlerë investimi prej rreth 13.6 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda tre vjetësh. Do të ketë katër tipe banesash me sipërfaqe 53 m2, 66 m2, 77 m2 dhe 87 m2, ku shumica (55%) do të jenë të tipit 77 m2.

Brenda më pak se një muaji, Qeveria ka nisur punimet për ndërtimin e gjithsej 269 njësive banesore – 215 për banim të përballueshëm dhe 57 për banim social, duke përfshirë projektet e nisura më parë në Istog dhe Gjilan.

Ky ritëm i investimeve nga Qeveria duket se nuk po ndiqet me të njëjtin entuziazëm nga ana e komunave, duke lënë të pashfrytëzuar një potencial të madh për të përmirësuar kushtet e banimit për shumë familje në nevojë.

Etiketat

Ofertat e fundit