Kurti: Kapitull i ri për qytetarët e Kosovës, puna fillon tani

23.03.2021

Pas formimit të Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës. Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se puna fillon tani. Shkrimi i plotë: Të përulur para detyrave që na presin, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e […]

Kurti: Kapitull i ri për qytetarët e Kosovës, puna fillon tani Foto: Ilustrim

Pas formimit të Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se puna fillon tani.

Shkrimi i plotë:

Të përulur para detyrave që na presin, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës.

Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë ë bashkohemi për të mirën e vendit tonë.

Dhe puna fillon tani

Rikujtojmë se të hënën, u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës si dhe u votua Qeveria e Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës, Qeveria Kurti 2 është zgjedhur me 67 vota pro dhe 30 kundër.