Kur blini nëse nuk e kërkoni kuponin fiskal mund të gjobiteni 20 euro

29.07.2021

Përveç bizneseve të cilat janë të detyruara t’u lëshojnë kuponë fiskalë secilit blerës, edhe konsumatorët janë të obliguar ta kërkojnë kuponin për çfarëdo blerje, nëse ky i fundit nuk u jepet vet nga dyqani. Faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve, thotë se të gjitha bizneset obligohen të lëshojnë kuponë fiskalë, por, një pjesë e përgjegjësisë bie edhe […]

Kur blini nëse nuk e kërkoni kuponin fiskal mund të gjobiteni 20 euro Foto: Ilustrim

Përveç bizneseve të cilat janë të detyruara t’u lëshojnë kuponë fiskalë secilit blerës, edhe konsumatorët janë të obliguar ta kërkojnë kuponin për çfarëdo blerje, nëse ky i fundit nuk u jepet vet nga dyqani.

Faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve, thotë se të gjitha bizneset obligohen të lëshojnë kuponë fiskalë, por, një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi konsumatorët.

Sipas tyre, Administrata Tatimore e Kosovës e rezervon të drejtën për të ju gjobitur në qoftë se pranoni të merrni produktin apo shërbimin pa kupon fiskal.

Ligji për ATK, neni 53, pika 7, mes tjerash përkufizon se “… Çdo konsumator i cili largohet nga objektet e biznesit pas blerjes së mallrave apo shërbimeve, pa kërkuar kupon, duke reflektuar blerjen e atyre mallrave apo shërbimeve, do t’i nënshtrohet një gjobe prej njëzet (20) Euro”.

Mbrojtësit e Konsumatorëve u bëjnë thirrje qytetarëve se sa herë që kuponi fiskal nuk u jepet, të raportojnë përmes telefonit në ATK në këtë numër: 038 222 165.

“Kuponi fiskal është përgjegjësi e dyanshme”, shtojnë Mbrojtësit e Konsumatorëve.