Kujdes! Shpejtësia vret! Gjatë korrikit 9 persona humbën jetën në aksidente trafiku

05.08.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik. Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Përmes një njoftimi, policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik […]

Kujdes! Shpejtësia vret! Gjatë korrikit 9 persona humbën jetën në aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik.

Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Përmes një njoftimi, policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret.

Vetëm gjatë muajit korrik në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 9 persona në aksidente të trafikut.

“Aksidentet nuk ndodhin, ato shkaktohen!”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

EJA TI, JO LAJMI PËR TY!

Gjatë muajit KORRIK 2021 në Republikën e Kosovës kanë humburjetën 9 persona në aksidente të trafikut!

Një shofer, dy motoçiklistë, 5 pasagjerë dhe një këmbësor.

Aksidentet nuk ndodhin, ato shkaktohen!