Kthimi i TVSh-së në 18% për gastronominë dhe hotelet, paralajmërohen protesta

30.12.2021

Sipas tij, bizneset janë në gjendje të keqe, prandaj edhe masat që do të marrin ditëve në vazhdim për të kundërshtuar këtë vendim thotë se nuk do të jenë të mira për Qeverinë. “Ne kemi pas një takim me ministrin Murati para 1 muaj e gjysmë diku dhe ne i’a kemi shpreh shqetësimet tona që […]

Kthimi i TVSh-së në 18% për gastronominë dhe hotelet, paralajmërohen protesta

Sipas tij, bizneset janë në gjendje të keqe, prandaj edhe masat që do të marrin ditëve në vazhdim për të kundërshtuar këtë vendim thotë se nuk do të jenë të mira për Qeverinë.

“Ne kemi pas një takim me ministrin Murati para 1 muaj e gjysmë diku dhe ne i’a kemi shpreh shqetësimet tona që me skadimin e vendimit që është deri me 31 dhjetor të këtij viti të vazhdohet së paku edhe për 3-4 vite për arsye se dihet në çfarë gjendje janë bizneset hoteliere dhe turistike. Mirëpo ne e pamë edhe vendimin e ATK-së, vendimin i cili nëpërmjet ATK-së është shpërnda dhe të drejtën me ju thënë është një shqetësim mjaft i madh kështu që ne me çdo formë këtë do ta kundërshtojmë” tha ai.

“Është festa kështu që po presim deri me 1, 2, 3 dhe nëse jo atëherë ne do të ulemi si kryesi e Odës dhe bashkë me të gjithë akterët që janë shoqatat tjera do të konsultohemi dhe do të shkojmë edhe në forma tjera të cilat nuk kishin me qenë mirë as për neve e as për Qeverinë” tha Sogojeva për EkonomiaOnline.

Sogojeva nuk ka përjashtuar organizimin e protestave, duke e konsideruar të paarsyeshëm deklarimin e ministrit Hekuran Murati për humbjet e shkaktuar pas vendosjes së kësaj mase.

“Do të jenë të mundshme sepse e kemi shpreh ne shqetësimet. Nuk ka arsyetim, arsyetimi ka qenë që diku 15 deri në 18 milionë ne si Qeveri pi hupim me këtë TVSh-në a nuk po llogaritet që me qato 17 milionë sa janë që këtë i ndihmojnë bizneset për me mujt me jetuar edhe prej tyre prapa me e marr tatimin. Kjo formë e arsyetimit për neve nuk qëndron. Do të organizohemi, ndoshta ekziston një mundësi që mos t’i përgjigjemi, por ndoshta është herët me fol dhe nuk është mirë ky vendim. Ky vendim është mirë që të rishqyrtohet ose të korigjohet më mirë për me mujt bile me i’u dhanë edhe një afat sepse bizneset edhe ashtu janë keq” tha ai.

Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte paraparë që të reduktohet norma e TVSh-së nga 18 në 8 për qind për hotelerinë dhe gastronominë gjatë vitit 2021. EkonomiaOnline

A e dini çka është KODI 95?
Voto