Kryetari i Naftëtarëve në Kosovë: Çmimet e derivateve çdo ditë po rriten

25.02.2022

Kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani thotë se çmimet e derivateve janë shtrenjtuar dhe se ky trend mund të vazhdojë edhe në vijim. Po ashtu ai ka thënë se për shkak të konfliktit, organizata prodhuese e ka reduktuar podhimin. Gjithashtu, Berjani ka shtuar se sot në Kosovë çmimet sillen 1.27 deri në 1.40 euro, ai i diesel-it. […]

Kryetari i Naftëtarëve në Kosovë: Çmimet e derivateve çdo ditë po rriten Foto: Ilustrim

Kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani thotë se çmimet e derivateve janë shtrenjtuar dhe se ky trend mund të vazhdojë edhe në vijim.

Po ashtu ai ka thënë se për shkak të konfliktit, organizata prodhuese e ka reduktuar podhimin.

Gjithashtu, Berjani ka shtuar se sot në Kosovë çmimet sillen 1.27 deri në 1.40 euro, ai i diesel-it. ndërsa 1.29 deri në 1.42 ai i benzinës.

“Për shkak të konfliktit, organizata prodhuese e ka reduktu prodhimin. Çmimet janë ekstrem të larta, s`po ndodh veç tek ne, por në tërë globin. Sot në Kosovë, çmimet sillen 1.27 deri në 1.40 euro, ai i diesel-it, 1.29 deri në 1.42 ai i benzinës. Janë çmimet më të larta në 20 vitet e fundit. Çdo ditë jemi t`u pasë rritje”, deklaroi Berjani për Front Online.