Kroacia dërgon ushtarë shtesë për të mbështetur KFOR-in në Kosovë

20.05.2025

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar të martën dërgimin e një kontingjenti të ri ushtarësh kroatë në Kosovë, me qëllim të përforcimit të trupave të KFOR-it.

Kroacia dërgon ushtarë shtesë për të mbështetur KFOR-in në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjeneralmajori Drago Matanoviq, gjatë ceremonisë së nisjes, u ka drejtuar fjalët ushtarëve kroatë, duke theksuar rëndësinë e misionit të tyre. “Detyrat tuaja në KFOR janë sfiduese dhe përfshijnë shumë më tepër sesa një qasje ushtarake. Besoj se ju do të dini si të zgjidhni mënyrën e duhur për të kapërcyer sfidat, duke mbetur gjithmonë, në çdo situatë, në shumë mënyra ambasadorë të Kroacisë”, ka thënë ai, raporton Index.hr.

Kontingjenti i 43-të kroat në zonën operative të KFOR-it përbëhet nga 154 pjesëtarë, në mesin e të cilëve janë edhe nëntë gra.

Forcat e Armatosura të Kroacisë janë pjesë e misionit të KFOR-it që nga viti 2009, pas vendimit të Parlamentit kroat në korrik të vitit 2008. Deri më tani, në këtë mision kanë marrë pjesë gjithsej 2,240 pjesëtarë të Forcave të Armatosura kroate, përfshirë 125 gra.

Ky dislokim i ri tregon angazhimin e vazhdueshëm të Kroacisë në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More