Kriza energjetike, Rizvanolli u bën thirrje deputetëve ta votojnë shpalljen e gjendjes emergjente për 60 ditë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka sqaruar para deputetëve se çka nënkupton shpallja e gjendjes emergjente rreth çështjes së energjisë në vend. Ajo u ka kërkuar deputetëve ta votojnë shpalljen e gjendjes emergjente për energjinë. “Një shpallje e tillë nuk do të thotë qe merren masa kufizuese menjëherë, por i mundëson qeverisë marrjen e masave […]
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka sqaruar para deputetëve se çka nënkupton shpallja e gjendjes emergjente rreth çështjes së energjisë në vend.
Ajo u ka kërkuar deputetëve ta votojnë shpalljen e gjendjes emergjente për energjinë.
“Një shpallje e tillë nuk do të thotë qe merren masa kufizuese menjëherë, por i mundëson qeverisë marrjen e masave që kanë të bëjnë me vendosjen e kufizimeve me energji për konsumatorë”.
“Aprovimi i një vendimi të tillë i mundëson qeverisë të zbatojë masat menjëherë, megjithëse i njëjti duhet të aprovohet edhe nga Kuvendi brenda 7 ditësh. Masat duhet të jenë në fuqi deri në 60 ditë. Propozim vendimi parasheh themelimin e Komitetit teknik emergjent”.
“Duke qenë se në opinion ka pas paqartësi, vendosja e këtyre masave nuk do të thotë që masat vendosen menjëherë por ia jep të drejtën qeverisë që të vendosë masa në kohëzgjatjen që e sheh të domosdoshme për të tejkaluar krizën më lehtë. Andaj ju deputetë, ju ftoj ta aprovoni këtë vendim”.