Krimet e luftës në Kosovë, Kurti thotë se janë mbledhur plot materiale që dëshmojnë ato
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive të luftës së Kosovës.
Gjatë një fjalimi të mbajtur së fundmi, Kurti ka zbuluar se Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë ka grumbulluar një sasi të madhe dokumentesh dhe dëshmish që dëshmojnë vuajtjet e popullit kosovar.
“Nëse do t’i rendisim materialet e grumbulluara si foldera që qëndrojnë në këmbë do të bëhej një seri e tyre e gjatë 189 metra,” tha Kurti. Kjo shifër e pabesueshme tregon përpjekjet e palodhshme të institucionit për të dokumentuar në mënyrë të detajuar krimet e kryera gjatë konfliktit.
Kryeministri ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë proces, duke përfshirë qytetarët, organizatat, institucionet, komunat, ministritë, gazetarët dhe koleksionistët e ndryshëm. “Faleminderit secilit për dëshmitë që keni ndarë,” u shpreh ai.
Kurti ka theksuar se ruajtja e këtyre dëshmive ka një rëndësi të madhe për të siguruar që të drejta e të gjithë atyre që kanë vuajtur gjatë luftës të respektohet dhe që krimet e kryera të mos mbesin të padënuara. “Kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe për vendin tonë. Detyra jonë morale dhe institucionale është që të sigurojmë që vuajtjet e tyre të mos harrohen kurrë,” ka shtuar ai.