Krasniqi: Vaksina anti-COVID është e sigurt

30.03.2021

Ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive me vaksinën anti-COVID – AstraZeneca. Pas disa muajsh kërkesë në mbrëmjen e së dielës kishte ardhur një kontingjent me vaksina anti-COVID nga COVAX në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka theksuar se fillimi i vaksinimit është një ditë e […]

Krasniqi: Vaksina anti-COVID është e sigurt Foto: Ilustrim

Ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive me vaksinën anti-COVID – AstraZeneca.

Pas disa muajsh kërkesë në mbrëmjen e së dielës kishte ardhur një kontingjent me vaksina anti-COVID nga COVAX në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka theksuar se fillimi i vaksinimit është një ditë e mbarë për Kosovën në luftën kundër COVID-19.

Po ashtu Krasniqi ka thënë se virusi është ende prezent dhe se të respektoni masat kundër këtij virusi.

“Vaksina është e sigurt dhe çdo qytetarë duhet të ndihet i sigurt për ta marrë këtë vaksinë”, ka shtuar drejtori i ShSKUK-së.

“Ju lutem respektoni masat. Jemi në një fazë të rëndë me virusin, sot kemi mbi 900 pacientë që janë të shtrirë. Duhet patjetër të respektohen masat”.