Krasniqi: Në Republikën e Kosovës nuk ka vend për asnjë institucion paralel

para 21 dite

Kështu është shprehur Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media.

Krasniqi: Në Republikën e Kosovës nuk ka vend për asnjë institucion paralel

Krasniqi ka thënë se në Republikën e Kosovës nuk ka vend për asnjë institucion paralel.

Ministri i MAPL-së në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se kjo është përgjigja më adekuate për këtë çështjen.

“Përgjigja që nuk ka vend për asnjë institucion paralel në Kosovë është përgjigja adekuate për institucionet paralele.

Ato janë institucione të Serbisë që funksionojnë jashtë juridiksionit ligjor dhe kushtetues. Nuk ka hapësirë për asnjë institucion paralel të kujtdo qoftë në Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi.