Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për zgjidhjen e ngërçit politik

01.07.2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ka pranuar një ftesë për takim nga presidentja Vjosa Osmani, e cila do të mbahet nesër dhe ka të bëjë me situatën politike në vend, që ka zgjatur tash e pesë muaj.

Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për zgjidhjen e ngërçit politik Foto: Ilustrim

Krasniqi ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në këtë takim, duke theksuar se PDK-ja vazhdimisht ka qenë e gatshme për të gjetur një zgjidhje dhe për të ofruar kompromis.

“Kam pranu ftesën dhe besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi i njëjtë që kemi pasur gjithmonë. Ka dy-tre muaj që jemi duke munduar të gjejmë zgjidhje, të ofrojmë kompromise për të dalë nga kjo situatë,” u shpreh ai.

Kreu i PDK-së theksoi se partia e tij ka kërkuar më herët që presidentja të përfshihet më aktivisht në këtë proces. Ai e vlerësoi angazhimin e saj si hap pozitiv, por shprehu rezervat lidhur me mundësinë për të arritur një marrëveshje.

“Ne kemi pasur kërkesë edhe më herët që presidentja të marrë rolin e saj dhe të involvohet. Kemi pasur edhe takimin që ka qenë para disa javësh, e shoh pozitiv në kuadër të angazhimit, por nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit sepse në fund të fundit bllokada është prodhim i kryeneçësisë së LVV-së,” tha Krasniqi.

Takimi i nesërm vjen në vazhdën e përpjekjeve institucionale për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka dështuar të konstituohet për 40 herë me radhë që nga zgjedhjet e fundit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More