Krasniqi: Kemi hyrë në fazë të re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë

Krasniqi: Kemi hyrë në fazë të re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

09.03.2021 / Lajme

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve.

“Sot kemi 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore.

“Po bëjmë maksimumin të ofrojmë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar”, tha Krasniqi tutje.

Drejtori i SHKUSK-së ka folur edhe për fillimin e pandemisë në Kosovë, pikërisht një vit më parë.

Ai tha se në fillim kishte frikë dhe panikë të madhe, pasi që nuk kishte edhe shumë informacione.

RAPORTO