KQZ’ja shpall sot rezultatet për kuvende komunale

03.11.2021

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të procedurave të parapara në […]

KQZ’ja shpall sot rezultatet për kuvende komunale

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale.

Pas përfundimit të procedurave të parapara në këtë qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale.

Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025: 5 subjekte politike kanë dorëzuar aplikimet në KQZ

Ai tregoi se me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet ky proces, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë mundësinë të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, garës për asamble komunale në Komunën e Suharekës i kishin hyrë 170 kandidatë nga 5 parti politike dhe një iniciativë qytetarë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalur parti fituese në komunën tonë si për kryetar komune ashtu edhe për asamble komunal

Etiketat