KQZ hap regjistrimin për votimin me ekipe mobile, afati deri më 31 maj

24.05.2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026.

KQZ hap regjistrimin për votimin me ekipe mobile, afati deri më 31 maj Foto: Ilustrim

Sipas KQZ-së, qytetarët të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore, fizike apo rrethanave të tjera nuk mund të dalin në vendvotime, do të kenë mundësi të votojnë përmes ekipeve mobile që do të angazhohen në të gjitha komunat e Kosovës.

Për regjistrim është funksionalizuar platforma elektronike vpnv.kqz-ks.org, ndërsa aplikimi mund të bëhet edhe fizikisht pranë Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.KQZ ka bërë të ditur se afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta zgjat deri më 31 maj, ndërsa evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione do të vazhdojë deri më 1 qershor.

Në këtë kategori përfshihen personat e hospitalizuar, të moshuarit në shtëpi përkujdesjeje, personat në institucione të shëndetit mendor, të burgosurit, të paraburgosurit, si dhe qytetarët në arrest shtëpiak apo në rrethana të veçanta sigurie.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More