Kosovarët që udhëtojnë për në Mal të Zi duhet të kenë test negativ për COVID-19

07.10.2020

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se vetëm në pikën kufitare që e lidhë Kosovën me Malin e Zi, kërkohet testi PCR. Gjithashtu kjo qendër ka njoftuar që në përgjithësi gjendja është e qetë dhe nuk ka fluks të madh në pikat kufitare të Kosovës, as në hyrje e as në dalje. Maqedonia […]

Kosovarët që udhëtojnë për në Mal të Zi duhet të kenë test negativ për COVID-19

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se vetëm në pikën kufitare që e lidhë Kosovën me Malin e Zi, kërkohet testi PCR.

Gjithashtu kjo qendër ka njoftuar që në përgjithësi gjendja është e qetë dhe nuk ka fluks të madh në pikat kufitare të Kosovës, as në hyrje e as në dalje.

Maqedonia e Veriut dje ka njoftuar se nga data 12 tetor do të heq testet PCR për shtetasit e Kosovës, mirëpo Mali i Zi është shteti i cili po kërkon teste të tilla.

LEXO EDHE:  Sulmi në Ibër-Lepenc, ndërkombëtarët njëzëri në mbështetje të Kosovës

Sipas njoftimit në pikën kufitare në Kullë që e lidh Kosovën me shtetin fqinj të Malit të Zi, kërkohet testi për COVID-19, prandaj kosovarët që shkojnë në këtë shtet duhet të posedojnë një të tillë.

Etiketat