Kosova një hap afër heqjes së masave të BE-së, ja cilat pritet të hiqen së pari

28.05.2025

Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, paralajmëroi nisjen e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ende nuk ka shumë hollësi se cilat masa konkreisht janë shfuqizuar në këtë fazë.

Kosova një hap afër heqjes së masave të BE-së, ja cilat pritet të hiqen së pari Foto: Ilustrim

Në deklaratat zyrtare konfirmohet vetëm gatishmëria e institucioneve evropiane për të filluar një proces gradual të heqjes së masave.

“Përfaqësuesja e lartë e ka ngritur këtë çështje gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, javën e kaluar. Ajo njoftoi se BE-ja ka filluar të heqë gradualisht masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Dhe kjo është e kushtëzuar me vazhdimin e hapave drejt de-përshkallëzimit në veri,” ka thënë Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Informacione jozyrtare bëjnë të ditur se për momentin janë hequr masat që kishin ndaluar pjesëmarrjen e Kosovës në takimet e nënkomiteteve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe asistenca teknike nga Korniza Financiare për Ballkanin Perëndimor.

Kjo nënkupton se heqja e masave në këtë fazë është më shumë simbolike sesa thelbësore, pasi ende nuk janë zhbllokuar projektet evropiane nga të cilat Kosova përfitonte financiarisht në të njëjtën mënyrë si para vitit 2023.

Zyrtarët evropianë shpjegojnë se procesi i heqjes është gradual dhe i kthyeshëm. Sipas tyre, Brukseli synon të veprojë hap pas hapi: nëse vazhdon de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, atëherë edhe masa të tjera mund të hiqen gradualisht.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More