Kosova mposht Gripin e Shpezëve, prej sot fermerët janë të lirë të tregtojnë shpezët
Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u kishte bërë thirrje të gjithë fermerëve që të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre. Kjo agjenci gjithashtu kishte kërkuar nga fermerët që mbajnë shpezë të parandalojnë […]
Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u kishte bërë thirrje të gjithë fermerëve që të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.
Kjo agjenci gjithashtu kishte kërkuar nga fermerët që mbajnë shpezë të parandalojnë kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët e tyre, të mbajnë shpezët në kushte të mira si dhe mos të shkojnë në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:
Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja; Mbani shpezët në kushte të mira; Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj; Vendosni masat e biosigurisë ne fermë; Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës; Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve; Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët; Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent; Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim; Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.
Ndërsa gjatë ditës së enjte AUVK-i ka njoftuar se, pas vlerësimeve profesionale dhe ekzekutive, kanë ardhur në përfundim se Gripi i Shpezëve në Kosovë është mposhtur.
Prandaj edhe vendimi i kësaj agjencie për ndalimin e lëvizjes së shpezëve është shfuqizuar.
Njoftimi i plotë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUVK):
Nga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në Kosovë
AUV, me sukses ka arritur të menaxhoj sëmundjen Gripi i shpezëve Avian Influenca (H5N8)
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar ne vlerësimet profesionale dhe ekzekutive për situatën epizootiologjike në lidhje me paraqitjen e sëmundjes Gripi i Shpezëve në Kosovë. Me sukses është menaxhuar dhe mposhtur sëmundja. Pas veprimeve të shpejta profesionale dhe me kohë, është arritur që sëmundja të menaxhohet. Rasti i fundit pozitiv i diagnostifikuar nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është regjistruar me datën 20.06.2021. Tani janë plotësuar kushtet veterinare dhe afatet kohore ligjore për të liruar masat kundër sëmundjes.
Me datë 07.07.2021 është mbajtur takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, jemi njoftuar për gjendjen e fermave të krijuar nga izolimi, nevojën e lejimit të lëvizjes së shpezëve nga fermat në tregje për t’u mundësuar ciklin e qarkullimit të ripopullimit të fermave me zogj.
Mbi të gjitha pas vlerësimeve profesionale për situatën epizootiologjike, respektimit të afatit kohorë ligjorë nga paraqitja e rastit të fundit, AUV ka vendosur për shfuqizimin e vendimit AUV-Nr. 3927 për ndalimin e lëvizjes së shpezëve në R. e Kosovës.
Lëvizja dhe tregtimit i shpezëve duhet të bëhet gjithmonë duke respektuar rregullat për transport dhe shitje të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Bazuar në vendimin e AUV- Nr. 4748, nga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në gjithë territorin e R së Kosovës.
Si Agjenci e Ushqimit dhe Veterinarisë me sukses kemi arritur të ruajmë shëndetin e shpezëve në Kosovë.