Kosova, me popullsi më të re në Evropë por të rinjtë e papunë
Në tremujorin e parë të vitit 2021, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit. Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 48.6 % ishin të papunë. Papunësia është më e lartë te femrat e reja (53.5 %) se te […]
Në tremujorin e parë të vitit 2021, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit.
Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 48.6 % ishin të papunë.
Papunësia është më e lartë te femrat e reja (53.5 %) se te të rinjtë meshkuj (46.1%).
Po thuajse një e treta (29.8 %) e personave të moshës 15 deri 24 vjeçare në Kosovë nuk ishin të punësuar, nuk ndjekin shkollimin apo trajnime. Kjo shifër është 29.6 % për femrat e reja krahasuar me 29.9 % për të rinjtë meshkuj.
Kështu u bë e ditur në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore TM1 2021” të Agjencisë së Statistikave të Kosovës./Indeksonline/